Information på Albanska

Cederbonds – asistenti juaj personal

Kualiteti yt jetësor - caku jonë kryesor
Kualiteti i lartë jetësor do të thotë që ti të jesh i kënaqur me asistentët tuaj dhe që ti të marrësh atë mbështetje dhe atë ndihmë për të cilën ke nevojë. Ti mund të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme dhe t’i jetësosh dëshirat dhe ëndrrat tua.

Kualitet i lartë jetësor do të thotë që ti të kesh ekonomi të mirë dhe gjithsesi siguri. Mirë se vini te ne dhe mirë se vini në një udhëtim shumë eksitus së bashku...

Cederbonds – asistenti më i mirë personal

Për ty si prind dhe fëmijë Cederbonds ka kuptimin e lirisë dhe mundësisë së zgjedhjes. Je ti ai që ka ndikim dhe kontroll mbi situatën tënde. Ne kemi njohuritë dhe përvojën që ti kërkon.

Përmes besimit të dyanshëm dhe dialogut ne mundemi që së bashku të krijojmë një kualitet të lartë jetësor pikërisht për situatën tënde të personale.

Për ty si asistent Cederbonds ka kuptimin e kushteve të mira të punësimit dhe një page të mirë. Ne mendojmë se një punë e shpërblyer mirë është motivuese dhe të jesh i motivuar në punën tënde rezulton në një asistencë më të mirë.

Ti e zgjedh asistencën.

Ne krijojmë zgjidhje tërësore duke u nisur nga regrutimi deri te kërkesat, lëndët juridike, administrimin, shkollimin ose trajnim. Ti mund të zgjedhësh të kesh vetë kontrollin se cilët dëshiron t’i besosh si asistentë por mundesh edhe të na i besosh punët administrative neve.

Pa marr parasysh nëse veç ke asistentë ose nëse dëshiron të kërkosh për ndihmesë shtesë, ne jemi këtu për të ndihmuar ty. Thjesht, ti je ai/ajo që zgjedh sa i madh - apo sa i vogël - do të jetë roli ynë për ty dhe për situatën tënde.

Ne jemi në gatishmëri

Ne jemi gati kur ti ke nevojë më së shumti për ne. Ti mundesh përherë të marrësh lidhje drejtpërdrejt me personin tonë kontaktues.

Ndihmë juridike për ty

Juristët tonë kanë në qendër të vëmendjes të drejtat e tua. Ti mundesh kurdoherë të marrësh ndihmë nga juristët tanë për çështjet dhe pyetjet tua juridike.

E thjesht të bëhesh klient te ne

Na kontakto dhe ne do të caktojmë një takim për ty pa pagesë dhe pa parakushte. Ne bëjmë së bashku një analizë të gjendjes ekzistuese dhe shikojmë situatën tënde me fokus në dëshirat dhe nevojat tua.
Ne jemi këtu për të ndihmuar ty që të jetësosh qëllimet tua në jetën tënde. Ne jemi këtu për të dhënë ty kualitete më të mira jetësore.


A dëshiron të dish më shumë se si është të jesh klient te Cederbonds?

Mos hezito të na kontaktosh ne. Informatat për kontaktim gjenden në faqen e pasme të broshurës.

Një moment... para se të ndahemi...

Fleksibiliteti dhe përmirësimi i proceseve është motoja jonë.
Respekti, etika dhe dialogu janë principet tona.

A dëshiron të bëhesh një nga anëtarët e familjes sonë të madhe? Je më se i mirëseardhur!